Regjioni i Vokshit dhe gjithë Deçani, brenda tri ditëve u trondit nga tri vdekje të tre të rinjve që humbën jetën aksidentalisht!
Antonia Tolaj – nga Pobërgja
Mentor Himaj – nga Lloqani
Iliri Tolaj – nga Pobërgja
Ngushëllime familjeve të të ndjerëve, miqëve, bashkëfshatarëve dhe gjithë qytetarëve të Deçanit!
Zoti ua dërgoftë forcën ta përballojnë dhimbjen!
Sinqerisht,
Hajdar Sutaj
Një aksident trafiku në Gjermani ka qenë fatal për 25 vjeçaren Anronia Tolaj nga Pobërgja e Deçanit, shkruan Gazeta Projekti. Lajmin e ka bërë publikë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj si dhe familjarët e saj. Kujtojmë se Antonia ishte edhe mbesa e këngëtarit të njohur nga Deçani Shkodran Tolaj.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeqare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë.
Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Ramosaj