Ballina Aktualitet Vuçiq në Tiranë/ Zbardhet agjenda e takimit: Rama fton dhe Alex Soros

Vuçiq në Tiranë/ Zbardhet agjenda e takimit: Rama fton dhe Alex Soros

Takimi i radhës i Open Balkan pritet të mbahet nesër dhe pasnesër në Tiranë, ku pritet të bëhet nënshkrimi i 5 marrëveshjeve shtesë në kuadër të iniciativës për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Nesër do të priten delegacionet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ndërkohë që është parashikuar se në Tiranë do të mbahet edhe një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë Rama për mysafirët ka parashikuar darkë zyrtare në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan. Në të njëjtin takim do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Ditën e martë takimi do të nisë në pallatin e Brigadave në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama. Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Deri më tani raportohet se marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës; po ashtu do firmoset edhe akordi për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.

E në fund, ashtu siç është bërë traditë, takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.

Artikulli paraprakGjermania paralajmëron për “pasoja të rënda” nëse Rusia sulmon Ukrainën
Artikulli tjetërPropozimet ruse për lindjen e Ukrainës janë në tavolinë, tashmë është radha e Uashingtonit të bëjë pjesën e saj