Rritja e çmimeve të produkteve vazhdon ti shqetësoj qytetarët. Edhe pse Qeveria vendosi të ngrrij çmimet e produkteve nuk është e qartë se si kjo masë do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të kompanive,për këtë zv/kryeministri i parë, z. Artan Grubi dhe kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, u shprehën me qëndrime të kundërta.
Pas rritjes së çmimeve të produkteve në Maqedoninë e Veriut ata tani më janë të ngjashëm me çmimet e një tregu shumë më të zhvilluar siç është Gjermania. Edhe pse standardi i qytetarëve në Gjermani është shumë më i lartë – së paku shtatë herë më i lartë se ai maqedonas qytetarët i blejnë produktet me çmime të ngjajshme siç shiten tek ne.
Për shembull, Miell gruri mund ta blini në gjermani 45 cent, në Maqedoni 40 denarë ose rreth 20 euro cent më shtrenjtë. Sheqeri i kristalit kushton 79 cent, në marketet maqedonase mund të gjendet më lirë – për 40 denarë. Qumështi me 3,5% yndyrë në Maqedoninë e Veriut do t’ju kushtojë së paku 50 denarë, në Gjermani mund ta gjeni për 80 cent. Nëse blini mish, në Maqedoni do të shpenzoni diçka më lirë – për një kilogram mish derri do të paguani rreth 350 denarë, ndërsa në Gjermani 6,99 euro.
Pas rritjes së çmimeve Qeveria vendosi për të ngrirë çmimet e produkteve bazë – bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, mishit, djathit dhe gjizës – në nivelin e 1 dhjetorit, për 60 ditë. Për ngrirjen e çmimeve, zv/kryeministri i parë, z. Artan Grubi, thotë se kjo masë është vendim i përkohshëm dhe nuk do ndikojë në prodhimin e kompanive.
Artan Grubi – zv/kryeministër i parë
Ngrirja është një masë shumë e përkohshme, e cila ka të bëjë me një muaj maksimum dy muaj.
Ndërsa, zhvillimin ekonomik të kompanive, nuk e vë në asnjë dyshim.
Qëndrim të kundërt shpreh, Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke njoftuar se OEMVP, për ngrirjen e çmimeve dhe rritjen e energjisë elektrike, do reagojë fuqishëm, pasi sipas tij, pas ngrirjes së çmimeve, kompanitë nuk do kenë llogari të prodhojnë dhe do detyrohen të reduktojnë numrin e të punësuarve.
Nebi Hoxha- kryetar i OEMVP
Kërkesat e bizneseve, janë që ne sa më shpejtë të dalim me një reagim të fuqishëm kundrejt këtyre masave që janë për ngrirjen e çmimeve dhe në anën tjetër rritjen e energjisë elektrike.
Nëse kompanitë nuk kanë llogari të prodhojnë, ata me siguri që do të zvogëlojnë kapacitetin e tyre, dhe më e keqja, mund të zvogëlojnë edhe numrin e të punësuarve.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e produkteve ushqimore në Maqedoni në nëntor 2021 janë rritur për 4,8% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar./KlanMacedonia/