Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të Komunës së Deçanit, ku një i ri është djegur brenda shtëpisë në të cilën ndodhej, raporton Express
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova.
Për vdekjen e të riut ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Një lajm i papritur dhe pikëllues, qenka ndarë nga jeta në moshë të re, Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan i Deçanit!
Mentorin e kam takuar shpesh te klubi i shahut, ai ishte një djalë i mrekullueshëm me plotë edukatë, i heshtur, i respektuar!
Mentori e kishte pasion lojën e shahut.
Ngushëllime familjës, miqëve e farefisit!
Shpirti i tij u preht në paqe! shkruan Rasim Selmanaj
Pamje nga shtëpia ku u dogj një i ri në Deçan, detaje se si ndodhi ngjarja
Deçani është tronditur nga një ngjarje tragjike që ka ndodhur mëngjesin e sotëm. I riu Mentor Himaj nga fshatin Lloqan është djegur brenda shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06:05 të mëngjesit.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrëfikësit, por që ka qenë e pamundur shpëtimi i të riut Himaj.
Zjarri ka përfshirë dhomën e fjetjes së tij që për pasojë ka asfikuar, e më pas karbonizuar personin në fjalë.
Regjioni i Vokshit dhe gjithë Deçani, brenda tri ditëve u trondit nga tri vdekje të tre të rinjëve që humbën jetën aksidentalisht!
Antonia Tolaj – nga Pobërgja
Mentor Himaj – nga Lloqani
Iliri Tolaj – nga Pobërgja
Ngushëllime familjeve të të ndjerëve, miqëve, bashkëfshatarëve dhe gjithë qytetarëve të Deçanit!
Zoti ua dërgoftë forcën ta përballojnë dhimbjen!
Sinqerisht,
Hajdar Sutaj
Lajm i hidhur dhe tronditës, ndarja tragjike nga jeta e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan i Deçanit.
Ngushëlloj me këtë rast, familjen Himaj dhe të gjithë qytetarët e Deçanit!
RH