Ballina Aktualitet Alternativa vendosi! Abdylshyqyr Abedini caktohet zv/ministër i Bujqësisë. Këta janë emrat e...

Alternativa vendosi! Abdylshyqyr Abedini caktohet zv/ministër i Bujqësisë. Këta janë emrat e tjerë që do të drejtojnë ministri e drejtori! (FOTO)

Sonte Kryesia Qendrore e Alternativës, në mbledhjen e saj të radhës, diskutoi për temën e bartësve të përgjegjësive publike në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në një atmosferë të komunikimit kolegial dhe me respekt, Kryesia Qendrore diskutoi për parimin e përfaqësimit më të mirë të Alternativës, duke i përzgjedhur kuadrot më të mira dhe më cilësore që i ka partia.

Kështu, pas një debati të frytshëm dhe të argumentuar, ashtu siç është parashikuar në Statutin e partisë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i propozoi emrat e bartësve të funksioneve publike, ndërsa Kryesia Qendrore në mënyrë unanime e pranoi propozimin e tij.

Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, këtu më poshtë po i japim disa nga emrat që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:

– Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së

– Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë

– Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

– Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën

– Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

– Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë

– Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës

– Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO

– Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës

– Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor

– Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”

– Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë

– Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Në mbledhje u caktuan edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, që do të publikohen ditëve në vijim.

Në fund të mbledhjes kryetari Afrim Gashi, duke u uruar sukses kandidatëve të propozuar për funksione publike, kërkoi nga ata që detyrën e besuar ta ushtrojnë me dinjitet, respekt dhe konform parimeve politike e etike të Alternativës.

AlternAtivA – Shkup

Shkup, 18.12.2021

Artikulli paraprakDETAJET/Ngjarja e rëndë në Lloqan të Deçanit / 43-vjeçari digjet brenda shtëpisë së tij! (VIDEO+FOTO)
Artikulli tjetërDRAMË NË BATINCË TÊ SHKUPIT/U hodh nga kati i dytë për të shpëtuar, policia rrethon fshatin dhe ndalon 21-vjeçarin Musa Xhaviti të kërkuar për vrasje