Ballina Kronika DRAMË NË BATINCË TÊ SHKUPIT/U hodh nga kati i dytë për të...

DRAMË NË BATINCË TÊ SHKUPIT/U hodh nga kati i dytë për të shpëtuar, policia rrethon fshatin dhe ndalon 21-vjeçarin Musa Xhaviti të kërkuar për vrasje

Djali ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër nga ky fshat i Shkupit dhe tek ata janë gjetur një armë dhe plumba. Djali ka qenë në shoqërinë e një tjetër 24-vjeçari dhe për të shpëtuar janë hedhur nga kati i dytë i një shtëpie, por pa sukses. Aksioni në Batincë ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së djeshme (18.12.2021) dhe pas arrestimit dy djemtë janë dërguar në stacionin policor.

Policia ka ndaluar një kriminel të rrezikshëm, Musa Xhavitin nga Batinca, i cili një muaj më parë vrau me thikë një djalë në Studeniçan.

Pas masave dhe aktiviteteve të gjera të ekipit operativ të bastisjes në SPB Shkup, i dyshuari është gjetur dhe në një aksion të koordinuar me disa ekipe të policisë intervenuese, kanë rrethuar Batincën dhe krimineli është arrestuar, ndonëse ka tentuar të arratiset duke u hedhur nga kati dytë i shtëpisë, informojnë nga MPB.

“Sot (18.12.2021) në ora 14:30, zyrtarë policorë në bashkëpunim me Njësinë policore për intervenim – SPB Shkup në fshatin Batincë të Shkupit kanë ndaluar personin me inicialet M.Xh. (21 vjeç) dhe R.R. (24 vjeç) nga Batinca. M.Xh. kërkohej me urdhër në lidhje me nenin 123 (vrasje) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kur kanë vërejtur efektivët e policisë, M.Xh. dhe R.R. kanë tentuar të arratisen duke u hedhur nga kati i dytë i një shtëpie ku ndodheshin, por menjëherë janë arrestuar”, njofton policia, transmeton Tetova News.

Gjatë bastisjes te M.Xh. u gjet një pistoletë me kornizë dhe nëntë fishekë si dhe një sasi e madhe parash, ndërsa te R.R. janë gjetur 27 plumba. Personat janë ndaluar në stacionin policor.
Kohët e fundit policia ka arrestuar një tjetër kriminel të rrezikshëm nga ky fshat i njohur si Mali Repki , përndryshe bashkëpunëtor i Musa Xhavitit./tn

@tn.lajmelokale
@tetovanews