Pjesë e programit vjetor të Qendrës për Kulturë është edhe festivali tradicional i këngës qytetare “Teuta” i cili do të mbahet më 09.12.2021.
Festivali “Teuta” është një projekt ekskluziv i cili tashmë ka karakter tradicional ku marrin pjesë virtuozët e këngës së mirëfilltë shqipe nga të gjitha trojet shqiptare. Këtë vit pjesëmarrës në programin artistik janë:
– Qendra për kulturë Gostivar
– SHKASH Presheva
– Kori i grave Nexhmije Pagarusha Prishtinë
– Ansambli Bajram Shabani Kumanovë
– Grupi i grave TEUTA