Më 21.12.2021, rreth orës 22.30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 27-vjeçarin me inicialet V.F. nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “mashtrim”.
Ai dyshohet se me një letërnjoftim, të cilin dyshohet se e ka gjetur në rrugë dhe ishte i një personi tjetër, i cili ka raportuar rastin më 16.12.2021, ka lidhur kontratë për blerjen e telefonit, si dhe ka marrë kredi në një kompani financiare të Shkupit.
Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj V.F. do të vijojë padia adekuate./TetovaNews