Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Berisha ka reaguar pas vjedhjes 10 mijë eurove dhe stolive prej ari në shtëpinë e saj. Ajo ka konfirmuar grabitjen, duke thënë se askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja rreth orës 01:30 në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.
Ndërsa kur u pyet se si është gjendja e saj shëndetësore pas rastit të ndodhur, këngëtarja u shpreh se është mirë.
“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina.