Ballina Kronika Tetovë – Ajo ia dha 1350 euro për blerjen dhe instalimin e...

Tetovë – Ajo ia dha 1350 euro për blerjen dhe instalimin e stufës me pelet, por ai e mashtroi – tani po ndiqet penalisht nga policia

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet B.Z. (33 vjeç) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Më datë 30.06.2021, i pandehuri ka rënë dakord me R.T. (27 vjeçe) për blerjen dhe instalimin e një stufe me pelet për shumën prej 1350 euro, pas së cilës ajo ka paguar shumën e rënë dakord në prani të nënës së saj.

Deri në ditën e denoncimit, B.Z. nuk e ka përmbushur marrëveshjen dhe as nuk i ka kthyer paratë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews