Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzime penale kundër personave me inicialet A.M. (18), J.M. (20), M.D. (19) dhe një të mituri, të gjithë nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen veprën penale „prodhim dhe shpërndare të paligjshme e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë korrikut 2021, të pandehurit blenë marijuanë për ta tregtuar duke e ripaketuar në pako më të vogla. Gjatë kontrollit në një automjet në oborrin e A.M. dhe të miturit iu gjet një pjesë e drogës./TetovaNews