Ballina Kronika Digjet një automjet në Fushën e Tophanës në Shkup (FOTO)

Digjet një automjet në Fushën e Tophanës në Shkup (FOTO)

Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur sonte në bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare”, në lagjen Fusha e Tophanës (Topansko Pole) në Shkup njofton në facebook gazetarja Mençe Toçi.

“Për momentin digjet një veturë në Maqedono- Kosovare. Është raportuar në MPB dhe te Zjarrfikësja, ende nuk ka njeri”, shkruan ajo në postimin në Facebook ku ka publikuar edhe foton e makinës që digjet, transmeton Tetova News.

Më pas ajo shtoi se kishte mbërritur zjarrfikësja, por nuk kishte informacione nëse në automjetin e mbetur në mes të rrugës kishte persona.

@tn.lajmelokale
@tetovanews