Në aksidentin e trafikut që ndodhi mbrëmë në afërsi të Porta Vlae në Shkup, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, të cilët pas ndihmës së ofruar mjekësore janë liruar për tretman shtëpiak, transmeton Tetova News.
Sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur kur një mjet në lëvizje ka përplasur makinat e parkuara dhe një shtyllë reklamash.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e ambulancës, zjarrfikësja dhe policia.
Ekipet e policisë menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë hetuar ngjarjen.Më shumë informacione për këtë ngjarje do të ketë gjatë ditës së sotme.