Ballina Aktualitet Komuna e Tetovës publikon edhe një lajm të rëndësishëm

Komuna e Tetovës publikon edhe një lajm të rëndësishëm

Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojte të ambientit jetësor dhe natyrës njofton opinionin se duke filluar nga dita e sotme do të marrë veprim së bashku me inspektoriatin komunal për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve përreth tregut të gjelbër.
Ky aksion i insektoriatit vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve përreth tregut, të cilët pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, njëkohësisht edhe për shkak të konkurecës jolojale të shitjes së produkteve të ndryshme.

Në hapësirat e ” Tregut të Gjelbër” janë 120 vende të lira, andaj luten të gjithë shitësit që veprimtarinë e tyre ta bëjnë konform ligjit, duke u futur në hapësirat e tregut të gjelbër.

Poashtu, inspektoriati komunal kërkon nga shitësit jolegal që duke filluar nga dita e sotme (13.12.2021 e deri më 19.12.2021) të largojnë mallin e tyre nga sipërfaqet publike, në të kundërtën do të përballen me ligjin.

Pasi të kalojë afati i dhënë për largimin e mallit, nëse të njejtët nuk e kanë larguar mallin, Ndërmarja komunale do të organizoëj një kamion për bartjen mallin deri tek hapësirat e “Parqet dhe Gjelbërimi”, me prezencë të inspektoriatit komunal, inspektoriatin e tregut dhe Policisë.

Pasi të largohet malli, Inspektoriati komunal bashkë me inspektoriatin e Tregut dhe Policinë nga dita e hëna me datë 20.12.2021 do të bëjnë kontrolle permanente për ruajtjen e sipërfaqeve publike.

Ndërkaq, Sektori për veprimtari komunale duhet që t’i vëndos shenjat për parkim në rrugën “120”, e cila do të shfrytzohet për parkim zonal nga ndërmarja publike “Parkingu i Qytetit”.

Video bonus:

https://youtu.be/HJkEsniLIc8