Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, përsëri lirohet nga paraburgimi. Gjykata e Apelit në Shkup, siç konfirmojnë nga atje për “360 Gradë”, ka pranuar ankesën e mbrojtjes kundër masës së paraburgimit për rastin “Parcelat në Vodno”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi nga gjykata e shkallës së dytë është dërguar në Gjykatën Themelore Penale, ku pritet të dërgohet në burgun e “Shkupit” në Shuto Orizarë, ku po vuan masën e paraburgimit.
Mijallkov aktualisht ka një garanci aktive prej 11.106.501 euro. Kjo u ofrua si garanci se ai nuk do të arratisej së bashku me ankesën e bërë nga avokatët e tij për paraburgimin e tij të mëparshëm në rastin “Thesari”, ku u dënua fillimisht me tetë vjet burg.
Apeli pranoi garancinë dhe hoqi paraburgimin të mërkurën e kaluar, por ish-shefi i DSK-së nuk doli nga burgu i Shuto Orizares pasi Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të njëjtën ditë kërkoi paraburgim, por për rastin “Parcelat në Vodno” ku ai është njëri nga të akuzuarit, paraburgimi për të cilin i miratua edhe nga Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale.
https://youtu.be/VQONloSSDs0