Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar deri në 50 metra në rrugën Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, kumtojnë nga LAMM.
“Mbetet ndalimi për automjete të rënda në rrugën Krak Mavrovë – Zhirovnica, dhe Tetovë – Kodra e Diellit, ku po ashtu ndalimi vlen për kamionët dhe autobusët, ndërsa për të tjerët është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore, njofton LAMM.
Rruga Makedonski Brod – Shkup, afër fshatit Blizansko është ende e bllokuar për qarkullim për të gjitha automjetet, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
“Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë me lagështirë. Për shkak të numrit të madh të rrëshqitjeve të dheut në rrugët Dellçevë-Koçan, Dellçevë-Pehçevë dhe Dellçevë-vendkalimi kufitar Dellçevë, rekomandohet që këto rrugë të mos frekuentohen pa nevojë”, thonë nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Mot i ftohtë dhe dëborë, disa rrugë ende të pakalueshme
Moti i ftohtë i shoqëruar me reshje të kohëpaskoshme të shiut dhe dëborës ka vazhduar edhe sot. Të dhënat e Drejtorisë për punë Hidreometeorologjik tregojnë se në Kodrën e Diellit trashësia e dëborës ka arritur 88 centimetra, e ndjekur nga Mavrova me 49, Pozharan me 22, Krusheva me 19, Gostivari me 7 centimetra, Tetova me 5 dhe Dibra me 4 centimetra.
Mëngjesi më i ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit me -5 gradë dhe në Mavrovë me -2 gradë, ndërsa më i ngrohti në Shkup-Petrovec, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Shtip, Demir Kapi, ku janë matur 4 gradë celsius.
Gjatë ditës në viset perëndimore do të ketë reshje të lehta të borës, ndërsa në vendet më të larta herë pas here do të ketë ndryshime të shiut dhe borës. Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat minimale do të jenë prej -1 deri në 5, kurse maksimalja do të lëvizë prej 2 deri në 9 gradë celsius. Moti gjatë ditëve në vijim do të jetë me reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesën juglindore, kurse reshje të dëborës do të ketë në rajonet malore.
Ndërkaq, Lidhjaauto moto e maqeqedonisë vendosi ndalesë për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Aksi Mavrovë – Zhirovnicë, drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit, ku plotësisht ndalesa vlen edhe për kamionë dhe autobusë, ndërsa për të tjerët është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore.
Rruga Makedonski Brod – Shkup, afër fshatit Bliznakovë ende është e bllokuar për komunikacion për të gjitha automjetet, për shkak të shembjeve në rrugë.
LAMM
“Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të numrit të madh të shembjeve në drejtimet rrugore Dellçevë-Koçan, Dellçevë-Pehçevë dhe Dellçevë-vendkalimi kufitar Dellçevë rekomandohet të mos shfrytëzohen këto drejtime rrugore pa nevojë tejet të madhe”.
LAMM informoi se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
/SHENJA/