Sot (10 dhjetor 2021), rreth ors 1 e 45 minuta, pjestarët e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës kanë privuar nga liria 44-vjeçaren me inicialet L.Gj. dhe 58-vjeçarin me inicialet F.R, që të dy nga Tetova për shkak të dyshimit se L.Gj.,më herët, në banesën e personit me inicialet A.T. (60 vjeç), ku banonte bashkë me F.R, me një mjet të fortë ka plagosur A.T, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.
Ai u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë përkujdesi shëndetësor.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-Tetovë, kurse personat L.Gj. dhe F.R. janë ndaluar në stacionin policor në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të ngjarjes do të bëhen kallëzimet adekuate.