Ballina Kronika Ngjarje shumë e rëndë në Gostivar

Ngjarje shumë e rëndë në Gostivar

Pas një hetimi, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale P ë r dh u n i m  sipas nenit 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

I akuzuari 31-vjeçar, banues në Gostivar, më 27 korrik, duke përdorur forcë dhe kërcënime, ka kryer marrëdhënie s e k s u a l e me një vajzë, e cila në momentin e kryerjes së këtij akti kishte 17 vjet. E dëmtuara, përndryshe gruaja e pakurorëzuar e kushëririt të të pandehurit, ka rezistuar gjatë gjithë kohës dhe ka tentuar të arratiset, por ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie s e k s u a l e duke e goditur me grusht dhe duke e tërhequr për flokësh.

Prokurori Publik në Gjykatën Themelore në Gostivar ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit.

ARRESTOHET NJË 22 VJEÇAR PËR DHUNË NË FAMILJE NË FERIZAJ

Është arrestuar një person për dhunë në familje në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, 22 vjeçari me iniciale B.I., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi i policisë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Mehmet Begraca’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje . Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.I (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij, duke ju shkaktuar edhe lëndime trupore.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal për Dhunë në Familje. Pas intervistimit nga hetuesit rajonal dhe verifikimit të tij , i njëjti ka rezultuar se ishte në kërkim, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ditëve (90). Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

5 vite nga vdekja e punëtorit shqiptar, gjykata italiane dëmshpërblen familjen e viktimës

Një gjykatë në Itali ka dëmshpërblyer familjen e një punëtori shqiptar që humbi jetën 5 vite më parë në vendin e tij të punës. Ngjarja ka ndodhur në Bologna në Verën e vitit 2016, kur shqiptari Lefter Sulaj u rrëzua nga lartësia për shkak të skelave të pasiguruara. Shqiptari humbi jetën në krye të detyrës.

Procesi gjyqësor ka zgjatur 5 vite dhe ka kaluar nëpër vështirësi të shumta. Si përfundim gjykata italiane dënoi me nga 9 vite burgim me kusht 2 pronarë të ndërtesave dhe 2 pronarë të kompanive të ndërtimit.

Po kështu, gjykata vendosi t’i jepen 100 mijë Euro dëmshpërblim gruas së viktimës dhe 3 fëmijëve të tij.

Një shumë tjetër prej 5 mijë Eurosh u vendos t’i jepet Shoqatës së Punëtorëve të Gjymtuar dhe Invalidë, të cilët kishin ngritur padi. /tvklan.al

Arrestohet i dyshuari për bashkëjetesë me një të mitur

Një person është arrestuar në Gjakovë për bashkëjetesë me një të mitur.

Sipas njoftimit nga Policia, bëhet fjalë për një person nën moshën 16-vjeçare.

E mitura njoftohet se ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kunatat e bëjnë për spital një grua në Rahovec

Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar nga dy gra të tjera.

Sipas raportit të Policisë, ajo është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj, ku më pas njëra është arrestuar dhe tjera gjendet në arrati

“Me vendim të prokurorit, viktima së bashku me fëmijët është dërguar te familjarët e saj, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri

Arrestohet një 39-vjeçar në Prishtinë, përdorte të miturit për të kërkuar lëmoshë

Një 39-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Prishtinë nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:30, njësitet policore të stacionit “Qendra” në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën “Trafikim me njerëz” dhe ka identifikuar nëntë persona, kryesisht të mitur, lëmoshëkërkues.

“Aksioni është zhvilluar në një shtëpi të braktisur, në rrugën e sipërshënuar, ku dhe janë sekuestruar:

– Një sasi e parave (mbi 1000 euro)

– Dy telefona

– 3.40 gr substancë narkotike dhe

– Një armë e ftohtë (thikë).

Personi i dyshuar: B. S., mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia. /Zëri

Digjet një lokal në Ferizaj, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, një lokal është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Është përfshirë nga zjarri lokali afarist pronë e ankuesit mashkull kosovar. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse elektrike. Si pasoj e zjarrit një person ka pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetime. /Telegrafi/

AKSIDENT NË GREQI/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, vdes tragjikisht i riu shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kretës, ku sipas mediave helene 29-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinë me shpejtësi të lartë.

Makina ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe për pasojë i riu ka ndërruar jetë në vend nga plagët që ka marrë.

Identiteti i shqiptarit që ndërroi jetë në aksident nuk bëhet i ditur nga mediat në vendin fqinj.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.