Ballina Aktualitet -13 në Berovë: Tetova u zgjua në – 8

-13 në Berovë: Tetova u zgjua në – 8

Tetova, 23 dhjetor 2021

Mëngjesi më i ftohtë ishte në Berovë me -13 gradë Celsius. Në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit temperatura në mëngjes ishte -11, në Shkup, Manastir dhe Dibër -10, në Shtip, Demir Kapi dhe Krushevë -9, Kumanovë, Tetovë, Prilep dhe Strumicë -8, Ohër -6, Gjevgjeli -5 dhe në Dojran -2.

Shtresa më e trashë e borës është në Kodrën e Diellit – 43 centimetra, në Mavrovë është 38 dhe në Krushevë tetë, njofton HMA.

Kodra e Diellit

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë në 5 gradë.

Kodra e Diellit

@tn.lajmelokale
@tetovanews