SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit me incialet P.D. (24 vjeç) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”. .
Më datë 10 dhe 11.10.2020 në periudhën prej orës 23.20 deri në ora 00.30, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll aksion në një objekt hoteliere në rrugën “Borçe Koçovski” dhe gjatë kontrollit tek i raportuari, pronar i objektit, është gjetur kokainë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit është konstatuar se i pandehuri ka lënë në dispozicion një hapësirë për të shijuar edhe të tjerët drogën narkotike dhe u ka dhënë dhe u ka mundësuar personave të pranishëm që të shijojnë lëndë narkotike.