Ballina Kronika Gjeti në rrugë një letërnjoftim të huaj, me atë firmosi kontratë për...

Gjeti në rrugë një letërnjoftim të huaj, me atë firmosi kontratë për telefon dhe ngriti kredi në një kompani financiare të Shkupit, arrestohet 27-vjeçari nga Gostivari

Më 21.12.2021, rreth orës 22.30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 27-vjeçarin me inicialet V.F. nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “mashtrim”.

Ai dyshohet se me një letërnjoftim, të cilin dyshohet se e ka gjetur në rrugë dhe ishte i një personi tjetër, i cili ka raportuar rastin më 16.12.2021, ka lidhur kontratë për blerjen e telefonit, si dhe ka marrë kredi në një kompani financiare të Shkupit.

Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj V.F. do të vijojë padia adekuate./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews