Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takohet në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjollca Osmani, me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftuan nga kabineti i presidentit, Pendarovski do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga presidentja Osmani, pas çka do të zhvillohet takim tet-a-tet dhe më pas do të vijojë takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.
Në kuadër të vizitës, Pendarovski do të vizitojë në Pejë Komandën Rajonale të KFOR-it – Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë në përbërjen e KFOR-it.