Ballina Sport Roma rikthehet te fitorja në Serie A, mposht pastër Spezian

Roma rikthehet te fitorja në Serie A, mposht pastër Spezian

Pas dy humbjeve radhazi, Roma e Jose Mourinhos ka arritur të rikthehet te fitorja duke mposhtur Spezian në “Olimpico” në kuadër të javës së 17 të Serie A.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 6 me qendërmbrojtësin, Smalling që do ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.

Pjesa e dytë nis sërish më mirë për ekipin e Mourinhos që dyfishon rezultatin në minutën e 56 me një tjetër qendër-mbrojës, Ibanez.

Spezia tenton të rihapë takimin, por goli i Rey Manaj në minutën e 62 anullohet nga VAR për pozicion të parregullt.

Rezultati 2-0, do të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, ku për romakët ishtë në lojë për 90 minuta edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla. /abcnews.al