Ngjarje e rëndë ka ndodhur pardje në një fshat të Gostivarit. Një burrë 51-vjeçar ka rrahur nënën e tij të moshës 81-vjeçe dhe motrën. Ngjarja është raportuar dje në policinë e Gostivarit.
SPB Tetovë njofton se dje (30 dhjetor), rreth orës 12 e 50 minuta, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar 51-vjeçarin me inicialet J.S. nga një fshat i Gostivarit, transmeton Tetova News.
Ai një ditë më parë, rreth orës 19, në shtëpi ka sulmuar fizikisht nënën e tij 81-vjeçare dhe motrën e tij.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Pas zbardhjes së rastit të rëndë, organet kompetente do të ngrenë kallëzim adekuat penal kundër keqbërësit.