Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë së bashku me Inspektoratin Shtetërot të Tregut mbrëmë zhvilluan aksion nga ora 23 deri në ora 2 të mëngjesit, nga ku do të parashtrojnë denoncim për katër persona të cilët nuk kishin certifikatë vaksinimi gjatë qëndrimit të tyre brenda në lokal, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik janë gjetur dhe me parashtresa përkatëse janë sanksionuar katër persona nga fshatrat Shemshovë, Nerasht, Reçicë e Vogël dhe Xhepçisht, të cilët nuk kishin certifikata vaksinimi kundër Covid-19, kurse dy persona janë kapur pa dokumente identifikimi. Dy personat pa dokumente janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa ndaj objektit hotelierik do të pasojnë sanksione”, njoftuan nga SPB Tetovë.