Dihet se hudhra vepron si një antibiotik natyral kur konsumohet. Megjithatë, për të qëndruar të shëndetshëm nuk duhet vetëm që ta konsumoni. Mjafton të nuhasësh aromën e saj. Aroma e hudhrës ka një efekt qetësues, prandaj rekomandohet veçanërisht për ata që kanë probleme me pagjumësinë.
Aroma e saj përmirëson cilësinë e gjumit, nuk zgjoheni gjatë natës dhe gjumi bëhet më konstant. Gjithçka që duhet të bëni është të pastroni një ose dy thelpinj hudhër dhe t’i vendosni ato nën jastëk. Edhe pse është paksa e pakëndshme, aroma e saj do t’ju qetësojë.
Përveçse është ideale për pagjumësinë kur vendoset nën jastëk, aroma e hudhrës mund të pastrojë rrugët e bllokuara të frymëmarrjes, sepse kur thithet, alicina nga hudhra prish sekrecionet. Kjo do t’jua bëjë më të lehtë frymëmarrjen, dhe për rrjedhojë do të flini më mirë. /abcnews.al