Në rrjetin social është publikuar një video ku shihet një autobus i udhëtarëve duke “fluturuar” me shpejtësi 150 kilometra në orë në magjistralen Shkup-Tetovë.
Kufiri i shpejtësisë në autostradat në Maqedoni është 120 kilometra në orë, por ai vlen për veturat dhe jo për autobusët.
Autobusët mund të udhëtojnë me një shpejtësi maksimale prej 100 kilometrash në orë. Çdo gjë mbi këtë dënohet me ligj.
Shiko videon: