Ballina Kronika Aksident i rëndë në rrugën Tetovë – Jazhincë, makina përplas këmbësorin në...

Aksident i rëndë në rrugën Tetovë – Jazhincë, makina përplas këmbësorin në Dobrosht

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi është shënuar dje pasdite në aksin rrugor Tetovë-Jazhincë.

Më datë 29.12.2021, në ora 16.30, në SPB – Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Dobrosht, automjeti i udhëtarëve “Mercedes” me targa të Tetovës i drejtuar nga personi me inicialet N.G.(57 vjeç) nga Dobroshti ka përplasur këmbësorin S.F. (57 vjeç) nga i njëjti fshat, njofton MPB, transmeton Tetova News.

Dobrosht

Në këtë aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Një ekip nga SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Dobrosht
Dobrosht
Dobrosht
@tn.lajmelokale
@tetovanews