Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme 35-vjeçarit nga Tetova i është vjedhur makina e tipit “BMW”. Këtë e ka raportuar vetë pronari i makinës me inicialet R.U.
“35-vjeçari me inicialet R.U. nga Tetova dje (27 janar), në ora 19:55 ka raportuar se rreth orës 18:20, në afërsi të udhëkryqit të rrugëve 29 Nëntori dhe Vidoja Smilevski-Bato në Tetovë ia kanë vjedhur veturën e tij ,,BMW“ me targa të Tetovës, të cilën e ka lënë me dyer të pakyçura. Po merren masa për gjetjen e mjetit dhe zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.