Ballina Sport 400 mijë euro për talentin shqiptar, Shkëndija kërkon dyfishin nga turqit

400 mijë euro për talentin shqiptar, Shkëndija kërkon dyfishin nga turqit

Gaziantep është hedhur në sulm për të transferuar nga Shkëndija e Tetovës sulmuesin anësor, Dashmir Elezi.

Turqit janë të bindur për cilësitë e tij dhe ofrojnë 400 mijë euro për kartonin e sulmuesit që luan me Maqedoninë e Veriut U19.

Shkëndija kërkon 800 mijë euro, edhe pse Gaziantep e lejon sulmuesin të qëndrojë deri në fund të vitit te kuqezinjtë, pasi në nëntor mbush 18 vjeç. / abcnews.al