Ballina Kronika Dy lajme të këqija nga një fshat i Tetovës dhe nga një...

Dy lajme të këqija nga një fshat i Tetovës dhe nga një fshat i Gostivarit

Dy lajme të këqija vijnë nga një fshat i Tetovës dhe nga një fshat i Gostivarit. Bëhet fjalë për dhunë brenda familjes, ku protagonist janë burrat dhe viktimat janë bashkëshortet, nënat dhe fëmijët

LAJMI NGA TETOVA

Pjestarët e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovës mbrëmë (03 janar), rreth orës 21:00n kanë privuar nga liria 42-vjeçarin R.S. nga një fshat i rrethit të Tetovës, i cili një orë më herët në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, vajzën e mitur, e më pas edhe nënën e tij.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse.

LAJMI NGA GOSTIVARI

Dje (03 janar), rreth orës 18:20, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin F.A. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili paraprakisht në një banesë në Gostivar, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 23-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

LAJME tË TJERA NGA KRONIKA:

Sherr në familje, djali godet me thikë babain në Tetovë

Edhe një ngjarje tjetër e rëndë është shënuar ditën e parë të këtij viti

Ditën e parë të Vitit të Ri në SPB Tetovë është raportuar se A.B. (37 vjeç) nga Tetova është sjellë në Qendrën Klinike të Tetovës me një plagë të shkaktuar nga th i k a.

Gjatë bisedës me efektivët e policisë, A.B. ka deklaruar se rreth orës 20, gjatë një debati në shtëpinë e tij, është plagosur nga djali i tij 17-vjeçar, i cili kishte probleme shëndetësore. I mituri është transferuar në Spitalin P s i k i a t r i k në Shkup, ndërsa kontroll në vendngjarje ka bërë ekip nga SPB Tetovë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë kësaj jave në Tetovë. Një grua 28-vjeçare është rrahur nga burri i saj 32-vjeçar

Pjesëtarët e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme së Tetovës kanë privuar nga liria personin me inicialet E.C, (32 vjeç) nga Tetova, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 28 vjeçare, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës.

DH U N A brenda familjes vazhdon të mbetet shqetësese në rajonin e Pollogu. Ja disa lajme të ditëve të fundit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë javë në Tearcë

Babai ka denoncuar të birin në polici për shkak se ai u soll në mënyrë agresive në shtëpi dhe kërcënoi familjen.

Pjesëtarët e policisë të SPB – Tetovë kanë arrestuar personin me inicialet A.T. (19 vjeç) nga fshati Tearcë, pas kallëzimit të babait të tij, sipas të cilit rreth orës 02.00 të natës së Vitit të Ri, në shtëpinë familjare është sjellë në mënyrë agresive, ka kanosur familjarët dhe ka dëmtuar sendet në shtëpi.

Pjesëtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës këtë javë kanë arrestuar personin me inicialet J.I. (41 vjeç) dhe vëllain e tij I.I. (41 vjeç) nga Tetova.

Zëdhënësi i SPB Tetovë tregon se personat janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se J.I. paraprakisht ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten 38-vjeçare dhe djalin e tij të mitur, kurse I.I. i ka sharë dhe ka pasur me vete një armë.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

– Kohë më vonë J.I. ka denoncuar ish-gruan dhe djalin e tij se e kanë ofenduar dhe se i kanë hedhur sende të forta, shton zëdhënësi i SPB-Tetovë.