Ballina Kronika U shtri në shina dhe treni i kaloi sipër /Një i ri...

U shtri në shina dhe treni i kaloi sipër /Një i ri nga Shqipëria ka humbur jetën në afërsi të Manastirit

Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën në afërsi të Manastirit

Në SPB të Manastirit, dje në orën 14.00 është raportuar se treni i pasagjerëve, i cili udhëtonte nga Manastiri në Shkup, në aksin ndërmjet stacioneve “Brailovë” dhe “Slepçe”, ka përplasur një burrë, i cili ishte shtrirë në shina, transmeton Tetova News.

Personi ka ndërruar jetë menjëherë dhe pas kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për personin me inicialet M.D. (44 vjeç) nga Republika e Shqipërisë.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews