Ballina Kronika I shpallur në kërkim/Arrestohet strugani në Aeroportin e Shkupit

I shpallur në kërkim/Arrestohet strugani në Aeroportin e Shkupit

Policia Kufitare e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore të Strugës

Policia bën me dije se me datë 02.01.2022, në ora 08.40, në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, gjatë kontrollit në evidencën operative është konstatuar se personi me inicialet D.N. (39 vjeç) nga Struga, me urdhër të Gjykatës Themelore Strugë ishte nën masën “arrest”, transmeton Tetova News.

I njëjti është privuar nga liria dhe i është dorëzuar punonjësve policorë nga SPB – Shkup për transferim në Burgun e Strugës.

Arrestohet amerikania në Aeroportin e Shkupit, ja çka gjeti policia në valixhen e saj

Një grua, e cila do të udhëtonte nga areoporti i Shkupit, u arrestua nga policia kufitare, pasi në valixhen e saj u gjetën tre fishekë dhe një gëzhojë

Më datë 03.01.2022, në ora 04.00 në pikën e kalimit kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, pas kontrollit të bagazhit të S.E.P. (45) nga SHBA, janë gjetur tre fishekë dhe një gëzhojë, njofton MPB, transmeton Tetova News.

Ajo është ndaluar dhe i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ketë procedim adekuat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews