Shtyerjen e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, sonte e ka konfirmuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ai në llogarinë e tij të facebookut bëri të ditur se me vendim të Qeverisë dhe në interes të mbrojtjes shëndetëore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit, shkollat do të hapen me 1 shkurt shkruan Alsat.
“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm.
Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit.
Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor, ku do të përfundojë më 10 qershor”, shkruan Kovaçevski. /Alsat.mk