Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (2 janar), rreth orës 18:15 kanë privuar nga liria personat: J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari.
Ata janë arrestuar për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë dhe për të cilën menjëherë është raportuar në SPB Tetovë.
Sipas raportit, në përleshje janë përdorur mjete të forta dhe dy personat A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore.
Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, kështu që do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Incident në Kodrën e Diellit, arrestohen 4 persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kodrën e Diellit, ku janë përfshirë disa persona nga Shkupi dhe Tetova.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje në orën 13.30, në një lokal në Kodrën e Diellit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personat me inicialet E.H.(34 vjeç), S.I. (30 vjeç), B.L. (32 vjeç) dhe D.D. (25 vjeç), të gjithë nga Shkupi, pasi rreth orës 13.00, para objektit të hotelerisë, kanë sulmuar fizikisht Zh.N. (49 vjeç) nga fshati Bërvenicë dhe C.B. (28 vjeç) nga Tetova.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet procedimi përkatës.