Të dashur qytetarë,
I shqetësuar për kaosin urbanisitik që shkaktohet në Kodrën e Diellit sidomos ditëve të fundjavës, mungesën e parkingjeve, Ju njoftoj se si kryetar komune së bashku me ekipin tim po bëjmë të pamundurën për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi.
Si pjesë e saj, është paraparë edhe rindërtimi i Teleferikut të qytetit, simbolit tonë “Tetovë – Kodër e Diellit”. Po ashtu, ftoj për bashkëpunim institucionet e pushtetit qendror, shoqërinë civile dhe të tjerë për të dhënë ndihmesën e tyrë në hartimin e planit detal urbanistik.
Gjithashtu si pjesë e planit për vitin 2022 është paraparë edhe ndërtimi i parkingut në kate në Kodër të Diellit e cila do të krijonte mbi 900 vende parkimi.
Kodra e Diellit meriton një përkujdesje më të mirë. Bashkërisht Kodrës së Diellit do t’ia kthejmë shkëlqimin e munguar!