Pas dy ditëve debat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Qeveria e re, raporton SHENJA.
Për Qeverinë e re e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski votuan 62 deputetë. Kundër ishin 46 deputetë. Nuk kishte të përmbajtur.
Kujtojmë se në Qeverinë e re këto do të jetë ministrat:
Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi – ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike