Autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar sot 19 731 raste të reja me Covid. Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,940,723.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 431 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 1856 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 119 qytetarë si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 23.500 viktima. 95.0% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi moshën 70 vjeç.