Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka dalë nga rruga në magjistralen Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Express.
Lexuesit kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e cila ka dalë nga rruga.
Lajmin për këtë vetaksident e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.