Ballina Kronika Në një apartament në Mitrovicë sekuestrohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Në një apartament në Mitrovicë sekuestrohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka sekuestruar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicën e Jugut.

Siç njofton Policia sonte në orët e pasdites kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut.

“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policorë kanë identifikuar personin e dyshuar.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”.

Përveç kësaj bastisjeje, Policia sonte ka sekuestruar edhe tri aparate të prodhimit të kriptovalutave në Podujevë.

Artikulli paraprakTre persona lëndohen pasi vetura doli nga rruga në magjistralen Prishtinë-Gjilan (VIDEO)
Artikulli tjetërU qëllua me thikë natën e Vitit të Ri, kush është shqiptari që vdiq në Londër