Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën në afërsi të Manastirit
Në SPB të Manastirit, dje në orën 14.00 është raportuar se treni i pasagjerëve, i cili udhëtonte nga Manastiri në Shkup, në aksin ndërmjet stacioneve “Brailovë” dhe “Slepçe”, ka përplasur një burrë, i cili ishte shtrirë në shina, transmeton Tetova News.
Personi ka ndërruar jetë menjëherë dhe pas kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për personin me inicialet M.D. (44 vjeç) nga Republika e Shqipërisë.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.