Sot kishim nderin të mirëpresim ekselencën e tij, Ambassadorin e Japonisë në Shkup, z. Sawada Hironori në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për donacionin që pranoi Komuna e Zhelinës në kuadër të Asistencës së Granteve të Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore në bazë të programit GGP.
Me këtë donacion komunës së Zhelinës i sigurohet një Eskavator që do të shërbejë për nevojat e komunës në përgjithësi, shkruhet në njoftimin e publikuar në facebook.
Fjalimi i kryetarit Sejdiu:
I shpreh mirënjohjen time në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës , Shkëlqesisë së Tij Ambasadorit të Japonisë z. Sawada Hironori, si dhe popullit mik japonez të cilët vazhdimisht janë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut.
Projekti për Donacionin e një Eskavatori, në kuadër të Asistencës së Granteve të Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore në bazë të programit GGP, është donacioni i parë nga Ambasada Japoneze për Komunën e Zhelinës.
Me këtë pajisje Komuna e Zhelinës do të kontribuojë në mirëmbajtjen,menaxhimin dhe pastrimin e rregullt të lumejve dhe hapësirave publike gjatë katër stinëve të vitit, do të rrisë gjasat për parandalim dhe zvogëlimin e kostos së dëmeve nga përmbytjet dhe më e rëndësishmja do të rrisë sigurinë e popullatës dhe blegtorisë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Me intervenimet të cilat do të kryhen në kohë do të rreduktohen dëmet në pronat private dhe tokat bujqësore.
Pasi pozita gjeografike e komunës është e prirur për rreshje të borës gjatë kohës së dimrit, еskаvatori i dhuruar do të përdoret për të pastruar infrastrukturën rrugore për të mundësuar trafik të lirë dhe të sigurtë për të gjithë popullsinë sidomos për vendbanimet malore.
Shpresoj se do të kemi bashkëpunim dhe ndihmë të mëtejshme nga Ambasada e Japonisë duke realizuar shumë projekte të tjera të cilat do të kontribuojnë për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.