Ballina Argëtim Jetë & Stil Ukrainasja që jeton në Tiranë: Jam gati të shkoj të luftoj

Ukrainasja që jeton në Tiranë: Jam gati të shkoj të luftoj

“Jam gati të shkoj të luftoj”. Kështu deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania Iryna Romanova, shtetase ukrainase që jeton në Tiranë.

“Unë jam vetë gati të shkoj andej dhe të shkoj vendim tim. Unë nuk po largohem se kam fëmijë dhe fëmija im është shqiptar tani dhe nuk mund të lë një fëmijë të vogël”, u shpreh ajo.

Ajo tha se situata në shtetin e saj është shumë keq dhe vijojnë bombardimet ruse.

“Nuk po dinë ku të strehohen ukrainasit. Jam në kontakt me prindërit e mi. Unë jam në një qytet që ndodhet në Perëndimin e Ukrainës. Trivne është sulmuar aeroporti sot në mëngjes. Është gjendje alarmante, njerëzit nuk po besojnë për ngjarjet që po ndodhin”, u shpreh ajo.

Znj. Romanova tregoi se prindërit e saj nuk pranojnë që të largohen nga Ukraina.

“Kam folur më prindërit vazhdimit, prindërit e mi janë shprehur të bindur që nuk do të largohen. Thonë nuk do lemë shtëpinë për një armik”, përfundoi ajo.

Artikulli paraprakInteligjenca britanike: Spetsnaz-ët e Putin dështuan në Ukrainë, dje lanë “kockat” 450 ushtarë
Artikulli tjetërANALIZA: Biden fitoi në Ukrainë, ju shpjegojmë pse