Pas shumë vitesh pritjeje, Shqipëria dhe Kosova do të kenë së shpejti bursën e përbashkët të energjisë.
Pas përzgjedhjes së platformës së tregtimit këtë muaj, e cila do të ofrohet nga një konsorcium grek i përbërë nga tre kompani, procesi pritet të konkretizohet brenda këtij viti.
Por, si do të ndikojë ngritja e bursës në tregun energjetik në vend, i cili është në proces transformimi, dhe a do të kenë bizneset që dolën në tregun e lirë çmime më të favorshme? Lorenc Gordani, ekspert i tregut të energjisë, shprehet për A2 CNN: “Sigurisht që po, sepse kemi 7500 biznese që do t’i drejtohen tregut të lirë. Madje, javën e fundit kemi pasur plotësimin edhe me kontratën e cilësisë së furnizimit, që do të sjellë furnizim me standarde europiane”.
Shqipëria dhe Kosova janë aktualisht dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që nuk kanë një bursë energjie tërësisht funksionale.