Koronavirusi shkakton komplikacione serioze neurologjike te pacientët. Sipas neurologes, Entela Basha rreth 15% e të shtruarve në spitalet Covid shfaqin probleme të tilla.
“15% e pacientëve të shtruar referojnë kalimin e Covid muajin e fundit”.
Mjekja rendit disa nga simptomat kryesore duke variuar nga konfuzioni e deri tek goditjet cerebrale.
“Mund të fillojmë që nga simptomat më të thjeshta që janë çrregullimet e shijes, nuhatjes, përqendrimit, konfuzioni mendor apo sëmundje të rënda gjatë kohës kur i sëmuri kalon Covidin apo pas tij. Ka pasur raste infarktesh apo hemorragjive dhe sëmundje të tjera”.
Disa nga faktorët ndikues janë mosha e pacientit, sëmundjet e tjera të mëparshme, ndërsa rikuperimi mund të shkojë dhe deri në 1 vit.
“Graviteti i sëmundjeve varet nga mosa, faktorët e sëmundjes së pacientit dhe kohëzgjatja e simptomave. Pjesa dërrmuese shërohen nga 4-6 javë, maksimumi deri në 3 muaj. Një përqindje e vogël rikuperohen brenda 6-mujorit të parë. 0.5-1% e përjetojnë deri në një vit”.
Specialistët theksojnë se pacientët post-Covid nuk duhet të neglizhojnë problematikat që ndeshin në vijim dhe duhet t’I drejtohen neurologut për konsultën përkatëse.