Prej ditësh po transmetohet dokumentari i Georgina Rodrigez, i cili është i quajtur “Unë jam Georgina”.
Ky dokumentar ka arritur një shikueshmëri shumë të lartë, ku në të tregohet jeta e Georgina, njohja me yllin portugez dhe shumëçka nga jeta e tyre.
Sigurisht i gjithë fokusi i këtij dokumentari është padyshim tek Georgina, por shikuesve nuk mund t’iu shpëtonte një detaj shumë interesant që ka të bëjë me CR7.
Paraqitet një pjesë e shkurtër e koleksionit të makinave të sulmuesit të Manchester United, i cili dihet se është i “çmendur” për makinat superluksoze.
Makinat e tij shkojnë deri në çmimin 18 milionë paund së bashku. Makina më e shtrenjtë e futbollistit është një Bugati Çentodieçi, i cili kushton 8.5 milionë paund.
Gjithashtu në garazhin e tij shikohen dhe makina të tjera si një Mercedez-Benc AMG S65, Lamburxhini Aventador, MekLaren Sena, Ferrari Monza, e shumë të tjera.
Lista e çmimeve të supermakinave të Ronaldos:
Bugatti Centodieci, £8.5m
Bugatti Chiron, £2m
Bugatti Veyron, £1.7m
Ferrari Monza, £1.4m
McLaren Senna, £1m
Mercedes G-Wagon Brabus, £600,000
Ferrari 599 GTO, £500,000
Rolls-Royce Phantom Drophead, £500,000
Ferrari F12 TDF, £350,000
Rolls-Royce Cullinan, £330,000
Lamborghini Aventador, £260,000
Bentley Flying Spur, £250,000
McLaren MP4-12C, £200,000
Mercedes-Benz S65 AMG, £270,000
Bentley Continental GT, £151,000
Mercedes AMG GLE 63, £127,000
Range Rover Sport, £100,000
Chevrolet Camaro, £35,000