Ballina Kronika Një italian rrëmbeu dhe plagosi me sëpatë një shqiptar në Rodos për...

Një italian rrëmbeu dhe plagosi me sëpatë një shqiptar në Rodos për shkak të një …motori

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Dodos të Greqisë ku një shqiptar është rrëmbyer, torturuar dhe masakruar me thikë e sëpatë. Një italian 46-vjeçar mësohet se është i akuzuari kryesor për ngjarjen e rëndë, pasi për shkak të një borxhi dyshohet se masakroi shqiptarin.

Kjo histori i ka rrënjët në vitin verën e vitit 2016. Mësohet se protagonistë të sherrit janë bërë një 46-vjeçar dhe nipi i tij 35-vjeçar. Mediat greke shkruajnë se autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh.

Ndërkohë për shqiptarin thuhet se shqiptarit i lidhën gojën, duart dhe këmbët dhe më pas i kishin vendosur një litar në qafë dhe e kishin dërguar në një magazinë që shërbente si dyqan, duke e masakruar me thikë dhe sëpatë.

46-vjeçari italian kishte dalë nga dyqani dhe si roje kishte lënë nipin, por këtë të fundit e kishte zënë gjumi. Nga kjo situatë shqiptari arriti që të shpëtonte, ndërsa kishte njoftuar policinë. Kjo e fundit gjeti në vendin e ngjarjes një sëpatë, një litar dhe një kordon, si dhe një shami me të cilën 38-vjeçari shqiptar tha se i kishin zënë gojën. Dy italianët u arrestuan duke u kapur edhe me substanca narkotike, por më pas u lanë të lirë duke u dënuar vetëm me gjobë.

Ndërkohë mësohet se sherri mes tyre kishte ardhur vetëm për shkak të një borxhi për një motor të shitur. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews