Ballina Shëndeti Lëvizja nr 1 që pastron zorrët dhe largon toksinat nga trupi

Lëvizja nr 1 që pastron zorrët dhe largon toksinat nga trupi

Megjithëse trupi ka aftësinë për të neutralizuar dhe eliminuar toksinat e rrezikshme, ne mund të marrim masa shtesë lidhur me dietën ushqimore dhe lëndët ushqyese specifike. Për të përmirësuar aftësinë e trupit për të hequr toksinat, duket të kemi një zorrë të shëndetshme dhe funksionale, duhet të përmirësojmë funksionin e mëlçisë dhe të ndjekim disa strategji themelore të detoksifikimit.

Këto strategji përfshijnë ndjekjen e një diete detoksifikimi një ose dy herë në vit dhe marrjen e ushqimeve me veti detoksifikuese. Përpara se të merreni me mëlçinë, hapi i parë për të siguruar largimin e duhur të toksinave nga trupi është të keni funksion të mirë të zorrëve. Kur ta arrini këtë, atëherë mund të korrigjoni “filtrat” e sistemit tuaj, që janë mëlçia, sistemi limfatik dhe veshkat, shkruan abcnews.al

Ndryshoni dietën tuaj

Filloni me një ndryshim në dietën tuaj. Dieta e shumicës së njerëzve sot është e varfër me fruta dhe perime, fibra dhe ujë. Kjo shkakton kapsllëk. Përmirësimi i të ushqyerit zgjidh problemin për shumicën e njerëzve.

Shtoni fibra

Në dy vaktet tuaja kryesore përpiquni të mbushni të paktën gjysmën e pjatës me sallata dhe perime të gatuara ose të papërpunuara. Hani më shumë fibra duke ngrënë fruta dhe duke zgjedhur bukë integrale. Megjithatë, nëse produktet e freskëta nuk janë organike, është mirë që të hiqni lëkurën.

Sigurohuni që të jeni të hidratuar

Një nga arsyet kryesore që shumica e njerëzve sot kanë kapsllëk është dehidrimi. Ndryshoni rutinën tuaj të përditshme dhe përpiquni të pini shumë ujë. Uji stimulon lëvizjen natyrale peristaltike të zorrëve, duke e bërë atë të funksionojë normalisht. Kështu, largon toksinat e dëmshme dhe e mban trupin të hidratuar. /abcnews.al