Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta profesoresha Merita Sejdini, lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesoreshës Merita Sejdini e kanë bërë të ditur familjarët përmes një shkrimi në Facebook:
“Me të vërtet të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Familjar dhe miq te nderuar me pikellim te madh desha te shperndaj nje lajm te hidhur me ju,sot pas nje beteje te rende dhe te gjate me nje smundje te rende nderroi jete motra ime Merita Sejdini !
Vorrimi do te bëhet nesër (09.02.2022) mbas namazit të drekës te vorrezat e reja në Kërçovë.
Merita Sejdini, profesoresha kërçovare e cila me vullnetin e saj edukoi shumë nxënës dhe e deshën shumë sepse ishte për ta dashur si me besim ashtu me edukim.
Menjëherë e thirra kur mora vesh për sëmundjen e saj, e motivova dhe së fundi herë u dëgjova kur një mbesë e degjeneruar e një politikani nga BDI shpifte për mua, Merita ishte shqetësuar fort dhe e kishte bërë për pesë pare me koment publik.
Mua ma dërguan dhe e mora në tel sepse ishte shqetësuar Merita pasi ishte e sëmurë, ndërsa unë isha mësuar me shpifjet e tyre dhe kur i shoh nga kush vinë s’më bëjnë përshtypje.
“E dashur pse e ke marrë kaq për zemër, leje atë psikopate sepse buka e tyre është politika me shpifje”, i them unë.
“Jo e dashur Gjylë, ne një ditë do vdesim dhe Zoti na ka sjellur për të mbrojtur të drejtën dhe njëra tjetrën”, m’tha Merita.
“Të vij të të marr për kafe ose drekë”, e pyeta.
“Jo, sepse shkaku i sëmundjes jam izoluar nga korona por ti pije një kafe dhe mendo që je me mua sepse unë çdoherë jam me ty pasi ke të drejtë”, m’tha Merita.
Merita, ia dogje shpirtin familjes dhe shoqërisë, por shkove sepse Zoti të deshi dhe ne duhet ta pranojmë vendimin e tij.
Do mbahesh mend si edukatore e përkryer dhe e dashur, besimtare e betuar, shoqe e drejtë dhe e përkushtuar, feministe e dëshmuar.
Prehu në paqe dhe me lule🤲
Zoti të faltë parajsën dhe familjes durimin!
P.S. Ti dhe shumë të tjera që nuk i kam publikuar në publik jeni çdoherë me mua sepse vullneti juaj për ndryshim për mua ka qenë dhe mbetet inspirim./Gjyle Çeliku