Ballina Aktualitet PUBLIKOHET LISTA e kontratave në vepër në komunën e Tetovës për vitin...

PUBLIKOHET LISTA e kontratave në vepër në komunën e Tetovës për vitin 2021 (Dokument)

Nga Komuna e Tetovës përmes një njoftimi në facebook kanë informuar se duke avokuar për transparencë maksimale ndaj publikut është publikuar edhe Lista e të gjitha kontratave në vepër të lidhura me komunën për vitin 2021.

Sipas Komunës së Tetovës, bëhet fjalë për 812 kontrata në vepër që qeverisja e kaluar e komunës ka arritur të dakordohet me 812 persona.

“Këto kontrata janë të lidhura në mes palëve dhe Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e strukturave nga qeverisja e kaluar.
Persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga struktuarat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar.

Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë.

Gjithashtu ju informojmë se ky trend i transparencës për publikimin e gjitha kontratave në vepër në ëebfaqen dhe faqen zyrtare të komunës në facebook, do të vazhdojnë të publikohen rregullisht për çdo muaj”, thuhet në publikimin e Komunës së Tetovës.

Lista e kontratave në vepër

@tn.lajmelokale
@tetovanews